Mustafa: PDK –ja, ia dha Prishtinën VV –së, në vitin 2013

E publikuar: 28/09/2017 18:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i LDK –së, Isa Mustafa, ka shenjëstruar Lëvizjen Vetvendosje, duke u rikthyer pas në zgjedhjet komunale të vitit 2013.

Sipas Mustafës, zgjedhjet locale të vititt 2013 nuk janë fituar nga VV –ja, por nga PDK –ja dhe patericat  e saj, raporton infosot.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk e fitoi Prishtinën në vitin 2013. Ia fitoi PDK-ja. Ishin këto dy parti dhe patericat e PDK-së, që i kapi tmerri i fitores së LDK-së në shumë komuna në vitin 2013, krijuan koalicion të fshehur u mobilizuan dhe arritën të përmbysin diferencën prej rreth 9000 votave, që unë si kandidat për të parin e Prishtinës kisha para Shpend Ahmetit dhe para të gjithë kandidatëve tjerë”, ka shkruar Mustafa në FB

Statusi i plotë i Mustafës

Lëvizja Vetëvendosje nuk e fitoi Prishtinën në vitin 2013. Ia fitoi PDK-ja. Ishin këto dy parti dhe patericat e PDK-së, që i kapi tmerri i fitores së LDK-së në shumë komuna në vitin 2013, krijuan koalicion të fshehur u mobilizuan dhe arritën të përmbysin diferencën prej rreth 9000 votave, që unë si kandidat për të parin e Prishtinës kisha para Shpend Ahmetit dhe para të gjithë kandidatëve tjerë.

Po të mos ishte përkrahja dhe koalicioni PDK-VV, sot Vetëvendosjen do ta mbulonte pluhuri në ndonjë sirtar të lëvizjeve politike.

Kadri Veseli e pranoi në një intervistë se ai kishte bashkëpunuar ngushte me Shpend Ahmetin për një vit pas zgjedhjeve lokale.

Kjo përputhet me përgatitjen e 70 dosjeve, sepse kur bashkohet VV që ua ngjet mikrofonat dhe kamerat e fshehta aktivistëve të tyre për të inskenuar afera dhe shefi i SHIK-ut, s’pritet zhvillim as prosperitet veç dosje dhe akuza.