Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa bashkë me deputetin Lumir Abdixhiku po qëndrojnë në Podujevë, ku kanë vizituar Degën e LDK-së atje.
Në një fotografi të shpërndarë në internet, Mustafa shihet i relaksuar në shoqëri të Agim Veliu, kandidat i LDK-së për kryetar të kësaj komune.
Lidhja Demokratike e Kosovës në dy konferenca të mëhershme ka bërë të ditur se është e kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Në garë për Kryetar të Podujevës është Agim Veliu i LDK’së, Hajredin Hyseni i PDK’së, Fatmir Humolli i AAK’së, Ajet Potera i VV’së.



















