Musliu për Osmanin: Presidentja e luan rolin e asistentes teknike të Kurtit

E publikuar: 06/01/2024 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se presidentja Vjosa Osmani në asnjë rrethanë nuk e ka respektuar rolin e saj dhe se ka heshtur e ka pranuar si të mirëqene çdo gjë që ka ndodhur në vend.

Sipas saj Osmani e ka luajtur rolin e asistentes teknike të kryeministrit Albin Kurti.

“Në vend që të kemi një presidente e cila do të unifikonte popullin në situata normale e me theks të veçantë në situata krizash siç ka qenë kriza e 24 shtatorit, ne e kemi një presidente e cila e luan rolin e asistentes teknike të Albin Kurtit. Roli i presidentit apo i presidentes është shumë qartë përcaktohet në Kushtetutën e vendit prandaj ajo në as një formë nuk e ka respektuar rolin e saj. Ajo ka heshtur dhe ka pranuar si të mirëqene çdo gjë që ka ndodhur në këtë vend.”- tha ajo për EO.

Musliu tha se presidentja ka heshtur në shumë probleme të cilat ka kaluar Kosova gjatë viti 2023, që sipas saj, kjo heshtje e ka bërë atë që të mos jetë kredibile në pozitën që ka.

“Loja me Prokurorin e shtetit, heshtja e saj ndaj sulmeve që ju kanë bërë gazetarëve të Kosovës, heshtja e saj me ditë të tëra për veriun, heshtja saj për skandalet diplomatike që po ndodhin çdo ditë. Heshtja saj ndaj kërkesave të Policisë së Kosovës e bënë presidentët të mos jetë kredibile, mos të flas se lista është e gjatë e problemeve për të cilat presidentja është dashtë ta jap mendimi dhe qëndrimin e saj. Të unifikoj popullin, të thërras edhe qeverinë që të reflektoj ndaj kërkesave të qytetarëve, ajo përkundrazi ka qenë një patericë e Albin Kurtit.” – tha ajo.