Mungojnë surprizat në Cincinnati, kualifikohen të mëdhenjtë

20.08.2015 10:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mungojnë surprizat në Cincinnati, kualifikohen të mëdhenjtë

Asnjë surprizë në ditën e tretë të Mastersit të Cincinnatit. Të gjithë emrat e mëdhenj arritën të kualifikoheshin më tej, madje përvec Stan Wawrinkas asnjëri nuk vuajti për të avancuar në raundin e tretë. Novak Djokovic numri 1 i Botës, i cili këtë vit në Cincinnati synon triumfin e tij të parë, e nisi turneun me një fitore të thjeshtë ndaj francezit Benoit Paire. Tenisti serb e kaloi kundërshtarin e tij në 1 orë e 40 minuta lojë, 2-0 me sete me shifrat 7-5, 6-2. Në raundin e tretë rivali i Djokovic do të jetë belgu David Goffin që nga ana e tij eliminoi, spanjollin Fernando Verdasco. Edhe 2 herë kampioni i Mastersit të Cincinnatit dhe njëkohësisht numri 2 i Botës, britaniku Andy Murray u kualifikua pa vështirësi për më tej. 28-vjecari skocez eliminoi në 2 sete me shifrat 6-4, 7-6 amerikanin Mardy Fish, me Murray-in që tashmë duhet të masë forcat me bullgarin Grigor Dimitrov.

Thjeshtë një shëtitje rezultoi sfida e raundit të dytë kundër francezit Jeremy Chardy për spanjollin Rafael Nadal. Tenisti iberik u imponua në 2 sete ndaj kundërshtarit të tij me rezultatin 6-3, 6-4. Në raundin e 4-t Nadal do të ketë përballë bashkëkombasin Feliziano Lopez. Vuajti jo pak Stan Wawrinka për të nxjerrë jashtë turneut amerikan, adoleshentin kroat Borna Coric, i cili konsiderohet nga të gjithë si e ardhmja e sportit të tenisit. 2-1 me sete me shifrat 3-6, 7-6, 6-3 ishte rezultati i sfidës në favor të zviceranit që qëndroi në fushë për plot 2 orë 19 minuta për të thyer rezistencën e Coric. Avancuan më tej edhe Richard Gasquet, Kevin Anderson dhe Tomy Robredo që mundën respektivisht Kokkinakis, Sock dhe Querrey.

Në kategorinë e femrave e nisi me këmbën e mbarë Mastersin e Cincinnatit, numri 1 i Botës Serena Williams. Amerikanja mposhti pa shumë vështirësi 2-0 me sete bullgaren Pironkova./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)