Muçollët, vëllezërit e radhës që mund të ndahen në përfaqësuese

E publikuar: 10/08/2017 08:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agon Muçolli i ka plot 18 ndeshje për të rinjtë e Danimarkës në futboll. Por ftesës së re nga Danimarka, 18-vjeçari është i vendosur që t’i përgjigjet negativisht. Ai thotë se në të ardhmen do të luajë vetëm për Kosovën apo Shqipërinë.

Familja e Muçollit është me prejardhje nga Podujeva, por Agoni ka lindur në Danimarkë. Ai aktualisht është pjesë e klubit Vejle që garon në kategorinë e dytë të Danimarkës, shkruan sot Koha Ditore.

Te ekipi i parë i Vejles është së bashku me vëllanë më të vogël, Arbnorin, 17-vjeçar. Për dallim nga Agoni, Arbnori planifikon që të vazhdojë të luajë për të rinjtë e Danimarkës. Ai i ka katër ndeshje për U-18 të Danimarkës.