Muçi realizon gol të bukur jashtë 16-metërshit për Beshiktashin /Video

E publikuar: 19/04/2024 20:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Besiktas ka kaluar në epërsi ndaj Ankargucus, në kuadër të Superligës së Turqisë.

Golin e ka shënuar sulmuesi shqiptar Ernest Muçi, në minutën e 18, me një goditje të bukur jashtë 16-metërshit.

Për Muçin ky është goli i tretë për Besiktasin në kampionatin turk.

Takimi po zhvillohet në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës së Turqisë në futboll.