MSH-ja reziston t’ia marrë licencën gjinekologes Hadri, thotë se duhet ta ndryshojë ligjin

E publikuar: 26/10/2016 09:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë është duke përdorur standarde të dyfishta për pezullimin e licencave të punëtorëve shëndetësorë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Para disa muajsh ky institucion ka pezulluar licencat e disa mjekëve të Spitalit të Gjakovës për shkak që kishin operuar këmbën e gabuar të një pacienteje, por tash edhe pse ky institucion ka konstatuar “shkeljen profesionale” të gjinekologes Teuta Hadri, nuk ka marrë vendim për pezullimin e licencës.

Edhe pse dy organe të MSH-së kanë konstatuar se Hadri ka bërë “gabim të rëndë profesional”, kjo ministri ende nuk ia ka pezulluar licencën. Dy bordet kompetente për pezullimin e licencës, ai Etiko-Profesional dhe Bordi për Licencim, nuk janë mbledhur qe disa javë, edhe pse në bazë të vendimit të ministrit Imet Rrahmani këto borde e kanë obligim të mblidhen së paku dy herë në muaj. Një gjë të tillë nuk e kanë bërë qe një muaj.