Abramovich: Mourinho? Nuk doja ta shkarkoja…!

19.12.2015 00:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Abramovich: Mourinho? Nuk doja ta shkarkoja…!

Presidenti i Chelsea ka vizituar ekipin në stërvitjen e së premtes ku ka folur me futbollistët Pronari rus pohoi se nëntë humbje në 16 ndeshje ishin ato që vulosën largimin e trajnerit Chelsea, vetëm një pikë mbi zonën e rënies nga kategoria, do të luajë kundër Sunderland “Blutë” e Londrës ka të ngjarë të drejtohen nga Guss Hiddink për pjesën e mbetur të sezonit.
abramoooo-700x460 (1)
Pronari i Chelsea, Roman Abramovich, i tha futbollistëve të klubit londinez, të cilët nuk janë paraqitur në nivelin e duhur gjatë këtij sezoni, se ai nuk donte të shkarkonte trajnerin Jose Mourinho. Miliarderi rus ia komunikoi diçka të tillë lojtarëve “blu”, gjatë vizitës që bëri, të premten pasdite, në qendrën stërvitore të Cobham, ndërkohë që ekipi po stërvitej për herë të parë pa “Special One”.
abra-700x477
Abramovich zbriti në fushën stërvitore për të ndjekur stërvitjen e kampionëve, një ditë pas shkarkimit të trajnerit Mourinho dhe pak pasi portugezi u takua për herë të fundit me lojtarët, duke i falënderuar për punën. Abramovich ishte edhe vetë në fushën e lojës, duke ndjekur përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Sunderland në “Stamford Bridge”, ku skuadra do të drejtohet nga Steve Holland dhe Eddie Newton.
Abramovich mbajti një fjalim të shkurtët në rusisht përpara futbollistëve të tij, përpara se të përkthyesi t’i tregonte thelbin e fjalëve. Abramovich, i cili e shkarkoi trajnerin Mourinho, ditën e enjte, i tha haptazi futbollistëve se personalisht nuk donte të shkarkonte njeriun më të suksesshëm në historinë e klubit “blu”. Sipas pronarit vendimi ishte i pashmangshëm pas humbjes në nëntë në 16 ndeshje të luajtura në Premier Leauge.
Abramovich i tha futbollistët se ky ishte një fillim i mirë dhe priste një përmirësim të menjëhershëm, në pritje të emërimit të trajnerit të ri. Me të gjitha gjasat skuadra do t’i besohet holandezit Guus Hiddink, i cili ka udhëtuar drejt Londrës. Chelsea është vetëm një pikë mbi rënien nga kategoria dhe është eliminuar në Kupën e Ligës. Në Champions League, “blutë” janë kualifikuar për në 1/8-t e finaleve.
hink

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)