Mourinho: Ibra do të luajë para Vitit të Ri

E publikuar: 20/10/2017 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jose Mourinho është i bindur se Zlatan Ibrahimovici do të kthehet në fushë para se të përfundojë ky vit.

Sulmuesi i Manchester Unitedit iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike në muajin maj, si pasojë e lëndimit të ligamentit kryesor të gjurit, prandaj ka munguar në këtë fillimsezoni për Djajtë e Kuq.

Lëndimi i Ibrahimovic ishte shumë serioz (Getty Images)

Edhe pse 36-vjeçari ishte në fillet e rikuperimit të tij, Unitedi vendosi t’i ofronte kontratë të re njëvjeçare në muaji gusht dhe suedezi ikonik është duke iu afruar kthimit në fushë.

Madje, ai ka filluar të përfshihet edhe në seancat stërvitore me bashkëlojtarët e tij.

Tifozët e presin me ngulm kthimin e Ibras (Getty Images)

“Zlatan është këtu. Ai po stërvitet këtu dhe është nën kontrollin tonë. Është duke u angazhuar ashtu siç pritet nga ai – shumë, shumë fort”.

“Megjithatë, ai nuk do të kthehet në javën e ardhshme apo pas dy javësh. T’i japim kohë dhe të kthehet atëherë kur të gjithë do të mendojnë se është momenti i duhur”.

“A besoj se do të kthehet në vitin 2017? Po, besoj. Mirëpo, ky është vetëm një mendim”, ka thënë Mourinho.

Ai ishte aty për ta festuar titullin e Europa League me bashkëlojtarët (Getty Images)

Ibrahimovic ishte fantastik në sezonin e parë në Old Trafford, ku u transferua si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germaini në vitin e kaluar.

Ai shënoi 27 gola në 45 ndeshje me Djajtë e Kuq dhe ndihmoi ta fitonin Ligën e Evropës dhe Kupën EFL. /Telegrafi/