Moti për pesë ditët e ardhshme

E publikuar: 26/03/2022 00:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditëve të vikendit të kësaj jave pritet të mbizotërojnë temperatura të larta, derisa e hëna të fillojë me riga lokale shiu.

Sipas Prishtina Weather, në ditët e para të javës së ardhshme do të ketë mot të ngrohtë me vranësira kalimtare.

“Kthjellët dhe ngrohtë në fundjavë. Ngrohtë mbetet edhe në fillim të javës, me vransira të ndryshueshme, të hënën me riga lokale shiu”, thuhet në postim e tyre në Facebook.

“Në ditët e para të javës së ardhshme mbetet mot i ngrohtë, mirëpo me vransira kalimtare dhe zhvillime të vransirave lokale. Ditën e hënë pasdite shkurtimisht priten edhe kushte për riga lokale shiu”, njoftohet më tej.

26.03 – Kryesisht kthjellët dhe me diell.

27.03 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell. Në mbrëmje vransira kalimtare.

28.03 – Ngrohtë, paradite me kthjellime e ditën vransirat shtohen. Pasdite më vonë mundësi për riga lokale shiu.

29.03 – Kryesisht me diell e ngrohtë. Pasdite zhvillime të vransirave lokalre.

30.03 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell, mbetet ngrohtë.

Temperaturat me tendencë të rritjes, minimalet luhaten nga -1C deri 5C, e maksimalet luhaten ndërmjet 16C e 18C, por lokalisht mund të arrijë edhe vlera prej 20C.

Në fundjavë fryn erë e lehtë nga veriperëndimi 1-5m/s, e nga e hëna frynë edhe erë mesatare nga jugperëndimi 5-12m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes në fundjavë, e më pas në rënie.