Moskompletimi i kabinetit qeveritar po shihet si joseriozitet e lojë politike

14.03.2015 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Moskompletimi i kabinetit qeveritar po shihet si joseriozitet e lojë politike

Janë bërë më shumë se tre muaj nga formimi i Qeverisë së Kosovës, por ende nuk është kompletuar kabineti qeveritar edhe me zëvendësministra.

Ditë më parë janë emëruar pesë zëvendësministra nga PDK-ja, ndërsa para disa javësh u emëruan disa të tjerë. Megjithatë, ende mbetet larg kompletimi i kabinetit qeveritar, i cili pritet t’i ketë më shumë se dyzetë zëvendësministra. Opozita dhe analistët e konsiderojnë mungesë serioziteti këtë qasje të qeverisë dhe lojë politike të partnerëve të koalicionit qeverisës.

Zyrtarët e Qeverisë që prej formimit më 9 dhjetor të vitit të kaluar, në vazhdimësi kanë thënë se do t’i emërojnë shumë shpejtë edhe zëvendësministrat. Por, janë bërë tre muaj qeverisje, dhe kabineti qeverisës mbetet i pakompletuar.

Për opozitën, kjo qasje e qeverisë është e papranueshme. Kryetarja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi thotë se Qeveria po tregohet joserioze. Ajo thekson se kjo qeveri që ka krijuar dikasterë të panevojshëm, tani nuk arrin të konsolidohet me zëvendësministra. E kjo sipas saj, është lojë e partnerëve të koalicionit.

“Më tepër kemi lojë politike dhe si duket edhe përpjekjet që përmes militantëve të caktuar partiakë të përfitohet politikisht brenda partisë, sesa të punohet që të njëjtët t’i shërbejnë vendit, qytetarit, dhe interesave të tyre”, tha Kadaj-Bujupi për Radio Kosovën.

Nga njohësit e rrethanave politike, kjo shihet edhe si rezultat i mosmarrëveshjeve të brendshme të partive të koalicionit. Driton Selmanaj nga KDI-ja dyshon se zvarritja në emërimin e zëvendësministrave është e qëllimshme.

“Duket sikur kjo më tepër po kuptohet si kalkulim politik mes partnerëve, ose si tendencë për të shuar pakënaqësitë që mund t’i kenë brenda partive politike. Prandaj e kanë zgjedhur që prolongimin si mjet për të shuar ato zëra apo pakënaqësi eventuale që dalin qoftë brenda strukturave qoftë brenda partnerëve të koalicionit.

Qeveria e Kosovës i ka 21 ministra, e rrjedhimisht zëvendësministra pritet t’i ketë dyfishin. Por, sipas opinionistit Imer Mushkolaj, është dëshmuar në vazhdimësi që roli i zëvendësministrave është vetëm sipërfaqësor.

“Posti i zëvendësministrit, nga praktika që kemi parë deri më tash, është vetëm një post që thithë para nga buxheti i Kosovës dhe privilegje nga të qenit në këtë pozitë. Përndryshe nuk është se e zëvendëson ministrin në momente të caktuara kur ai është në ndonjë udhëtim zyrtar apo ndonjë angazhim tjetër”, thotë Mushkolaj.

Ndryshe, deri më tani janë emëruar disa zëvendësministra. Të fundit që janë emëruar janë pesë zëvendësministra nga PDK-ja, në Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Administratës Publike, Ministrinë e Tregtisë dhe atë të Mjedisit. Por, mbetet edhe një numër i madh i posteve zëvendësministrore për t’u plotësuar. Ndërkohë është raportuar se në çdo ministri pritet të emërohen nga dy zëvendësministra, njëri nga PDK-ja, tjetri nga LDK-ja, e në disa ministri ku përfaqësohen pakicat, do të jenë edhe nga tre zëvendësministra.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit