Moska dëshiron të shtrijë ndikimin në Maqedoni(?)

23.05.2015 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Moska dëshiron të shtrijë ndikimin në Maqedoni(?)

Prononcimet e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, lidhur me zhvillimet në Maqedoni, në veçanti ajo për federalizmin, konfederalizimin apo edhe ndarjen e Maqedonisë mes Bullgarisë dhe Rusisë, kanë nxitur reagime të shumta në vend.

Për këtë, Lavrov në një fjalim në Këshillin e Federatës, që është Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë, kishte apostrofuar “element të kontrolluar nga jashtë” duke aluduar në shtetet perëndimore.

Ministria e Punëve të Jashtme, nëpërmjet një komunikate ka reaguar jo vetëm ndaj këtij prononcimi, por edhe ndaj atij të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për bllokimin e mundshëm të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Ohrit.

“Kërcënimet dhe bllokadat nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetin në Ballkan”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë.

Lidhur me pohimet e shefit të diplomacisë ruse, kanë reaguar edhe ambasadat e SHBA-së dhe Gjermanisë duke theksuar se spekulimet për ndryshim të kufijve, janë të papërgjegjshme.

“Akuzat për komplot në destabilizim e situatës së Maqedonisë, janë absurde. SHBA-ja dëshiron një Maqedoni të qëndrueshme dhe paqësore, në kuadër të qëllimit tonë për një Evropë të integruar, të lirë dhe në paqe”, thuhet në reagimin Ambasadës Amerikane.

“Kufijtë e Ballkanit Perëndimor janë vendosur, ndërkohë që spekulimet për ndryshim të vijave kufitare janë të papërgjegjshme dhe mund të paraqesin fillimin e konflikteve të reja të dhunshme…”, thuhet ndërkohë në reagimin e Ambasadës së Gjermanisë.

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare, ndërkohë, kanë qëndrime të ndara lidhur me reagimin e Moskës për ngjarjet në Maqedoni.

“Është interesant se kur sekretari shtetëror amerikan thotë se Maqedonia është në vijën e zjarrit, pra në luftë, askush te ne nuk shqetësohet, ndërsa kur ministri i Jashtëm rus thotë ndonjë qëndrim për Maqedoninë, të gjithë fillojnë të shqetësohen. Së pari mendoj se është shumë normale që edhe Rusia të ketë qëndrimin e saj lidhur me zhvillimet në Evropë dhe së dyti vlerësoj se të gjitha pohimet e shefit të diplomacisë ruse janë të sakta”.

“Mendoj që ngjarjet që kanë ndodhur te ne, absolutisht nuk janë të rastësishme, pra janë një skenar që tashmë 25 vjet po zbatohet ndaj nesh dhe në bazë të këtyre njohurive, ne po luftojmë që të kemi vendin që meritojmë në botë. Maqedonia duhet të shohë interesat e saj dhe të mirëpresë çdo ndihmë, pavarësisht se nga kush vjen ajo”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Risto Nikovski, ish-ambasador i Maqedonisë në Moskë.

Por, ndryshe vlerëson Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euroatlantik. Ai thotë se prononcimet e tilla bëhen me qëllim rritjen e ndikimit të politikës ruse jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë.

“Politika e jashtme e Rusisë po bën çmos që konfliktin ta nxjerr në terren ndëretnik dhe këtë më pas ta arsyetojë me atë se shqiptarët janë destabilizues dhe këtu të përfshijë edhe Kosovën dhe Shqipërinë, por para se gjithash Kosovën për të kënaqur politikën dhe interesat e saj, përfshirë edhe ato ndaj Serbisë, si aleat i saj tradicional”, vlerëson Ramadani, duke fajësuar partitë politike shqiptare në Maqedoni, të cilat, sipas tij, me mbështetjen që i japin politikave të kryeministrit Nikolla Gruevski vetëm sa fuqizojnë ndikimin e Moskës në Maqedoni.

Ramadani thotë se liderët e partive shqiptare duhet sa më parë që të ndërrojnë kursin e veprimit për të pamundësuar fuqizimin e politikave të tilla në Maqedoni, apo për të realizuar objektivat e tyre parësore drejt NATO-s dhe BE-së, transmeton rel.

“Faktori shqiptar vlerësoj se ka kapacitet politik dhe nëse ka vullnet dhe dëshirë, mund t’ia marrë këtë fuqi politike Gruevskit dhe pastaj me përfshirjen e faktorit ndërkombëtar do t’ia lehtësojë punën për të mundësuar për të vënë kushte për një Maqedoni pro-perëndimore, më pro NATO-s, më demokratike ku shqiptarët me siguri se do të përfitojnë shumë“, thotë për Radion Evropa e Lirë, Ismet Ramadani.

Sipas tij, nëse nuk ndryshon qasja e partive shqiptare, ndikim rus do të rritet edhe më tej, jo vetëm me deklarata, por edhe me politika tjera që është edhe qëllimi i saj jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për shtetet tjera në Ballkan./infosot/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Vetëvendosje e merr mandatin e 51-të nga votat me postë, AAK bie për një

Vetëvendosje e merr mandatin e 51-të nga votat me postë, AAK bie për një

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira