Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës sot i ftuar është Xhavit Haliti, anëtar i kryesisë së PDK-së si dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Me Halitin është duke u diskutuar rreth inaugurimit të Hashim Thaçit president që nesër do të bëhet në Kuvendin e Kosovës në një seancë solemne të thirrur për këtë rast.
Gjithashtu me Halitin është duke u diskutuar edhe në lidhje me krizën politike dhe si e sheh Haliti përfundimin e kësaj krize.
Ai ka thënë se të dy palët qoftë pozita e edhe opozita duhet të punojnë që kjo krizë politike të përfundojë.
“Edhe pozita edhe Opozita duhet t’i gjejnë mekanizmat e vet që të mos lënë plagë të hapura në skenën politike të Kosovës, me kritika e akuza të panevojshme”.
“Këto çështje duhet t’i kapërcejmë në një mënyrë ose tjetrën. Për Asociacionin e Komunave Serbe tashmë kemi një vendim të gjykatës dhe vendimin e parlamentit të vitit 2013. Ky Asociacion do të krijohet. Ka hapësirë që këto çështje të rregullohen”.


















