Monchi thotë se Roma nuk ka nevojë të shesë lojtarët kryesorë, beson te rikthimi ndaj Liverpoolit

E publikuar: 30/04/2018 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Drejtori sport i Romës, Monchi, ka thënë se Roma nuk ka nevojë për të shitur lojtarë gjatë verës.

Klubi italian ka shitur Antonio Rudigerin, Leandro Paredes dhe Mohamed Salah në verën e kaluar për shkak të Fair Play Financiar, por Monchi thotë se nuk janë të detyruar t’i bëjnë më këto transferime.

Numri një i klubit italian për tregun e transferimeve beson edhe te rikthimi ndaj Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Lojtarët e Liverpoolit duke iu gëzuar golit ndaj Romës ((Foto: Getty Images)

“Për çdo gjysh, çdo baba, çdo fëmijë, për çdo fëmijë dhe çdo nipër. Jemi duke luajtur për gjithçka në të mërkurën”, ka thënë Monchi për Il Romanista.

“Unë besoj, ne besojmë. Ne do të japim gjithçka, ata kanë avantazhin, ne kemi Olimpico”.

“Jemi në një situatë ndryshe nga një vit mv parë, numrat e Romës janë publik”.

“Roma ka shitur Salah, Paredes dhe Rudiger dhe ishte 42 milionë euro në të kuqen. Nuk ishte një vendim i lehtë, por duhet të bënim zgjidhje”.

“Sot, gjërat janë ndryshe”, ka shtuar Monchi. /Telegrafi/