Momenti kur policia largohet nga restoranti i gruas së Radoiçiq, bashkë me veturat e konfiskuara

E publikuar: 29/09/2023 09:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tashmë ka përfunduar bastisja e Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Mediumi lokal Kontaktplus ka publikuar një video nga momenti kur policia e përfundon bastisjen.

Në video shihet edhe njëra ndër makinat që u konfiskua nga bastisja në restorantin e gruas së Milan Radojiciqit, njeriut kryesor që mori pjesë në sulmin terrorist në veri.