Moment prekës: U gjetën përmes Facebook-ut, burri takon djalin dhe mbesën e tij, për herë të parë (Video)

E publikuar: 21/12/2018 19:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shikuesit e një emisioni televiziv kanë mbetur të prekur kur një burrë e takoi të atin për herë të parë ndonjëherë – dhe e prezantoi atë me vajzën e tij, e cila ishte lindur vetëm disa javë më parë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ollie Aris, 28 vjeç, nuk e njihte babanë e tij dhe u rrit nga mamaja e tij, por e gjeti babanë e tij në Facebook para shtatë vjetësh.

Babai i tij, Les Senzon 66 vjeç, humbi kontaktin me Ollie për shkak të tragjedive të tij personale, por përfundimisht ata morën kontakt përsëri, dhe këtë mëngjes fluturoi nga Amerika për të takuar djalin e tij për herë të parë.

Ollie dhe Les përqafuan për herë të parë, duke bërë që të gjithë ata që e panë emisionin të prekur.

Ollie tha për marrëdhëniet e tyre: “Ai nuk ishte aty … Unë doja ta shihja atë, por pasi mami më rriti… është e vështirë, nuk e dija se çfarë duhet të mendoj për të”. /Telegrafi/