Moment prekës kur Princi përqafon një nënë e cila kërkon zbardhjen e fatit të familjarëve të zhdukur

E publikuar: 19/03/2016 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Princi i Uellsit i cili po qëndron për vizitë në Kosovë bashkë me Dukeshën e Cornuallit, pas vendosjes së luleve te Memoriali i Personave të Zhdukur, ka përshëndetur nga afër familjarët e të zhdukurve.

Gjatë një bisede që kishte me një grua e cila ka të zhdukur bashkëshortin dhe dy fëmijët, Princit iu kërkua që t’i bëj presion Serbisë lidhur me çështjen e personave që figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Ai i ndikuar nga gjendja e kësaj grua, përlotet.