"Miss America" i thotë "bye bye" bikinive

E publikuar: 05/06/2018 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizatorët thanë se kishin marrë shumë informacione nga mijëra vajza të reja që kishin dëshirë të ishin pjesë e spektaklit, por kurrsesi nuk donin të dilnin në skenë me taka të larta dhe rroba banjoje. Kjo nuk do të jetë më problem dhe konkursi do të vlerësojë shpirtin e vajzave e jo më bukurinë.

Gretchen Carson, fituese e dikurshme e konkursit, ishte e para që dha lajmin për programin Good Morning America të televizionit ABC.

Carson tha se tashmë që vajzat nuk do të gjykohen më për paraqitjen e jashtme, spektakli nuk do të jetë më një konkurs bukurie dhe ky është një ndryshim i madh. Në vend të pjesës së programit ku vajzat shfaqeshin me rroba banjoje, do të ketë intervista me to për të kuptuar pasionet e tyre, inteligjencën dhe rolin e “Miss America”, përcjell GSh.

Mediat amerikane shkruajnë se ndryshimet janë pasoja të skandalit të vjetshëm kur u zbuluan mesazhe të krerëve të “Miss America” që ofendonin dhe poshtëronin konkurrentet.