Miratohet projektligji për patent-shofer, këto janë çmimet e reja

E publikuar: 09/02/2016 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik ka miratuar projekt ligjin për Patentë Shofer dhe projektligjin për Siguri në punë në Veprimtarinë Minerare.
Sipas anëtarëve të Komisionit mbetet përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës që të caktoi ekspert për pyetës të kandidatëve për patentë shofer.

Kurse me projektligj parashihet numri i orëve për teori dhe praktikë për patentë shofer, numri i orëve për teori është shtuar nga 16 në 20, kurse për mësime praktike është shtuar nga 20 në 30 orë.

Çmimi është caktuar të jetë minimal nga 7 euro 82 cent për një orë mësim praktikë, kurse për teori 2 euro e 8 cent.

Anëtarët e Komisionit për Planin e Punës propozuan të diskutohet Ligji për Trepçën në qershor të këtij viti dhe për këtë kërkuan nga Qeveria që të sjell këtë ligj në kuvend që të zgjidhet çështja e këtij gjiganti ekonomik.

Po ashtu u kërkua që me ligj të trajtohet edhe çështja e mbetjeve industriale ngaqë shitja e këtyre mbetjeve po bëhet në mënyrë klandestine.

TEMAT:PATENT SHOFERCMIMI