Miratohet Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit

E publikuar: 20/04/2016 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka aprovuar Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se ky projektligj përcakton dispozitat që janë të detyrueshme për parandalimin e terrorizmit, transmeton arbresh.info.

“Me anë të këtij ligji është bërë sistematizimi i ligjeve në dispozicion. Në këtë projektligj janë inkorporuar rreziqet që mund të jenë evidente. Projektligji është diskutuar nga bordi i Inteligjencës”, tha Hoti.