Miratohet Marrëveshja që i sjell Kosovës mbi 70 milionë euro

E publikuar: 04/10/2017 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me 96 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar marrëveshja financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, konkretisht IPA-së, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Marrëveshja IPA ndërmjet Kosovës dhe BE-së i sjellë vendit 71,15 milionë euro.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në një takim me drejtorin e përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson tha se fondet e IPA-s, në vlerë mbi 70 milionë euro, do jenë të fokusuara në inovacion, sistem të drejtësisë, arsim e në fusha të tjera dhe do të jenë një ndihmesë e madhe për Kosovën në proceset e saj zhvillimore dhe eurointegruese./Express