Ministri Vitia kërcënon Insajderin me hetime, këta i publikojnë Vitisë edhe emaila të tjerë

16.04.2021 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministri Vitia kërcënon Insajderin me hetime, këta i publikojnë Vitisë edhe emaila të tjerë
Të enjten, më 15 prill, ministri Arben Vitia është dashur ta nënshkruaj kontratën me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina. Këtë nuk e ka bërë. Për pasojë furnizimi me 500 mije doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri ne shtator. Insajderi sjell detaje të këtij skandali të Arben Vitisë. Insajderi ka siguruar dosjen e komunikimeve dhe kontratën të cilat zbulojnë neglizhencën e shtetit për të finalizuat marrëveshjen. Në dosjen e komunikimeve dhe negociatave mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe prodhuesve të vaksinës anti-Covid Phizer dhe BioNtch, përfshirë këtu edhe kontratën e ofruar nga kompania amerikane me të gjitha kushtet që duhet t’i përmbahet Kosova. Zemaj kishte njoftuar kompaninë Pfizer, se nga data 22 mars ata do të duhet ta kontaktojë, ministrin e ri, Arben Vitinë, pas formimit të qeverisë së re, ku do të jetë i autorizuar për prokurimin dhe negocimin e vaksinave. “Në të njëjtën kohë, unë gjithashtu kërkoj që pasardhësi im të kontaktojë menjëherë me ju në lidhje me vazhdimin e kontaktit për marrjen e vaksinave të shumëpritura nga ne”, thuhet në një paragraf të emailit të Zemajt dërguar kompanisë në fjalë. Pas këtij komunikimi, menjëherë ka pësuar emaili i kompanisë Pfizer për Vitinë ku e ka njoftuar për nënshkrim të kontratës, për datën 15 prill. Aty kishte dërguar draftin e kontratës për nënshkrim. Ju lutemi gjeni bashkangjitur një dokument të Lidhur me Kushtet (“HoTs”) për blerjen e propozuar të Kosovës të Comirnaty nga Pfizer nga Kosova. “Kjo marrëveshje është e vlefshëm për pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike nga dorëzimi i këtij dokumenti në Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës (d.m.th. 15 Prill 2021).Ne do t’ju ftojmë të rishikoni dokumentin dhe të qëndroni pranë për ta diskutuar atë me ju në lehtësinë tuaj”, thuhet në emailin e Pfizer dërguar Vitisë. E, Ministri Vitia nuk i ka kthyer email prodhuesve amerikan. Si pasojë rrezikohet sjellja e 500 mije vaksinave në Kosovë. Në kontratën në mes ministrisë dhe Pfizer dhe BioNtech të cilën e ka siguruar Insajderi ku specifikohet se Kosova do të marrë mbi 500 mijë doza të vaksinave, vetëm nëse ministri Vitia do të nënshkruaj këtë kontratë. Programi i Dorëzimit të Përkohshëm, sipas marrëveshjes duhet që fillimisht të marrë Miratimin me Kusht të Marrëveshjes Përfundimtare, parasheh edhe veprime tjera te shtetit të Kosovës. Obligohet që deri më 30 Prill 2021 ta regjistrojë produktin në Agjencinë për Produkte Midicionale ne Kosovë. Sipas kontratës furnizimi i 500 mijë dozave të vaksinave do të bëhet në tri faza: Faza e parë: Pesëdhjetë e një mijë e katërqind e tetëdhjetë (51,480) doza të vlerësuara të transportuara në tremujorin e dytë të vitit 2021; Faza e dytë: Dyqind e njëzet e pesë mijë e tetëqind e dhjetë (225,810) doza të vlerësuara të transportuara në tremujorin e tretë të vitit 2021; dhe Faza e tretë: Dyqind e njëzet e tre mijë e katërqind e shtatëdhjetë (223,470) doza të vlerësuara të transportuara në tremujorin e katërt të vitit 2021. Për shkak se nënshkrimi për furnizimin e këtyre dozave të vaksinave nuk është bërë tash, atëherë furnizimi shtyhet deri më 30 shtator. “Nëse Miratimi me Kusht merret pas 30 Prillit 2021, por para 30 Shtatorit 2021, atëherë Programi i Përkohshëm i Dorëzimit do të zhvendoset në përputhje me rrethanat dhe do të rregullohet për të pasqyruar vonesën midis 30 Prillit 2021 dhe datës së Miratimit me Kusht”, thuhet në kushtet për lidhje të kontratës.
Më poshtë kushtet për nënshkrim të kontrates:

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shkupi me shpresa të zbehura për bisedimet me BE-në

Shkupi me shpresa të zbehura për bisedimet me BE-në

Gazetarja e Al Jazeera thotë se Izraeli do ta bombradojë brenda pak minutash ndërtesën e televizionit

Gazetarja e Al Jazeera thotë se Izraeli do ta bombradojë brenda pak minutash ndërtesën e televizionit

Bie në 291 numri i pacientëve në Kosovë që po trajtohen për COVID-19

Bie në 291 numri i pacientëve në Kosovë që po trajtohen për COVID-19

Vuçiq: Ndryshimi i kufijve është i mundur vetëm nën mandatin e OKB-së

Vuçiq: Ndryshimi i kufijve është i mundur vetëm nën mandatin e OKB-së

Kompanitë prodhuese ia mësyjnë ShBA-së, Dogana mbledh mbi 412 milionë euro këtë vit

Kompanitë prodhuese ia mësyjnë ShBA-së, Dogana mbledh mbi 412 milionë euro këtë vit

Reagojnë Emiratet e Bashkuara Arabe për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës

Reagojnë Emiratet e Bashkuara Arabe për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës

Mërgimtarët nisin të kthehen në shtetet ku jetojnë, krijohen kolona në kufi

Mërgimtarët nisin të kthehen në shtetet ku jetojnë, krijohen kolona në kufi

Akademiku Mehmet Kraja: Asociacioni nuk është në përputhje me kushtetutën, nuk është as marrëveshje ndërkombëtare

Akademiku Mehmet Kraja: Asociacioni nuk është në përputhje me kushtetutën, nuk është as marrëveshje ndërkombëtare

Vuçiq: Nuk na duhet konflikt i ngrirë me Kosovën, ato përfundojnë me qindra e mijëra vdekur

Vuçiq: Nuk na duhet konflikt i ngrirë me Kosovën, ato përfundojnë me qindra e mijëra vdekur

Holanda kundër liberalizimit të vizave: Kosova ka probleme me korrupsion dhe krim të organizuar

Holanda kundër liberalizimit të vizave: Kosova ka probleme me korrupsion dhe krim të organizuar

“Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës” — Flet autori i pankartës, tregon arsyet pse shkroi parullën

“Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës” — Flet autori i pankartës, tregon arsyet pse shkroi parullën

Shërbimet elektronike pak të shfrytëzuara në Maqedoni të V.  

Shërbimet elektronike pak të shfrytëzuara në Maqedoni të V.  

Ish-zëvendësministri i VV-së kritikon Arben Vitinë për mungesë komunikimi

Ish-zëvendësministri i VV-së kritikon Arben Vitinë për mungesë komunikimi

Dy të vdekur dhe 49 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

Dy të vdekur dhe 49 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

Armend Zemaj reagon: Qeveria ka rrezikuar sot jetën e qytetarëve, ftoj organet hetimore të merren me ngjarjen

Armend Zemaj reagon: Qeveria ka rrezikuar sot jetën e qytetarëve, ftoj organet hetimore të merren me ngjarjen

Arben Vitia shkarkon kryeinspektoren e Inspektoratit Shëndetësor dhe kryeshefin e AKPM-së

Arben Vitia shkarkon kryeinspektoren e Inspektoratit Shëndetësor dhe kryeshefin e AKPM-së