Ministri Sefaj priti në takim ambasadorin Lirim Greiçevci

E publikuar: 23/10/2017 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim njoftues ambasadorin e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Lirim Greiçevci.

Në këtë takim, u bisedua lidhur me aktivitetet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, raporton infosot.

Ambasadori Greiçevci u shpreh i kënaqur me shërbimet që kryhen nga ana e MPB-së për bashkatdhetarët që jetojnë në Angli, në veçanti për pajisjen e tyre me dokumente civile.