Ministri në detyrë Vitia viziton QKUK-në, pas dëmtimit të veturës së u.d. të drejtorit

E publikuar: 30/04/2025 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri në detyrë Vitia viziton QKUK-në, pas dëmtimit të veturës së u.d. të drejtorit Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia vizitoi QKUK-në, pas dëmtimit të veturës së u.d. të drejtorit të këtij institucioni, që ndodhi sot orës 10:00.

Automjeti i tij ishte i parkuar në hapësirat zyrtare të administratës në momentin e ngjarjes.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes tashmë ka arritur edhe njësiti për deminimin e mjeteve shpërthyese nga Policia e Kosovës. Policia e Kosovës njoftoi se nuk ka pasur të lënduar./EO