Ministri i Shëndetësisë i Latvisë viziton Trepharmin

E publikuar: 26/06/2015 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë i Latvisë, Guntis Beleviçs, në kuadër të vizitës që po i bënë Kosovës, sot ka vizituar Fabrikën për prodhimin e barnave “Trepharm”. Gjatë vizitës ministri nga Latvia është njoftuar lidhur me funksionimin e industrisë farmaceutike në Kosovë, veçmas me procesin e prodhimit në Fabrikën e barnave Trepharm. Krahas hapësirave prodhuese në këtë fabrikë, Beleviçs ka parë për së afërmi punën e laboratorit të kontrollit të barnave, si një ndër laboratorët e pakët në rajon dhe i akredituar sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Ministri Beleviçs është ndarë i kënaqur me nivelin e lartë të teknologjisë në Trepharm, si dhe stafin profesional të kësaj fabrike.

Me rastin e vizitës në Trepharm, ai është shprehur i gatshëm për mundësitë e bashkëpunimit mes prodhuesve të barnave nga të dyja vendet.

“Ka qenë takim shumë miqësor dhe frytëdhënës. Kosova dhe Latvia pak a shumë kanë ngjashmëri ngase të dyja janë shtete të vogla, me numër të banorëve përafërsisht të njëjtë (2 milionë banorë) gjë që e bënë bashkëpunimin në industrinë farmaceutike shumë më të lehtë mes të dyja vendeve”, ka thënë Drejtori ekzekutiv në Trepharm, Mergim Prishtina.

Në fund të vizitës së tij, ministri Beleviçs i bëri ftesë Drejtorit të Trepharm për një vizitë në Latvi, për të konkretizuar format e bashkëpunimit mes prodhuesve të barnave të te dyjave vendeve.

Displaying IMG_0962.JPGDisplaying IMG_0962.JPG

Displaying IMG_0939.JPG