Ministri britanik i përgjigjet kritikave të deputetes Kearns për Kosovën

E publikuar: 05/06/2023 20:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në debatin për situatën e krizës në veri të Kosovës në Parlamentin britanik, deputetja konservatore Alicia Kearns ka hedhur ktiika të ashpra ndaj shtetit britanik, por edhe ndaj aleatëve perëndimorë për qasja disproporcionale ndaj Kosovës dhe “milicisë së armatosur”, që ajo ka thënë se sponsorizohet nga Beogradi.

“Është gabim që SHBA-ja dhe BE-ja zgjedhin që ta sulmojnë Kosovën pa kritikë ndaj milicisë së armatosur, e cila e krijoi situatën”, ka thënë deputetja Kearns në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Britanisë së Madhe.

Ndërkaq, ministri i Shtetit në Zyrën së Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit në Britaninë e Madhe ka thënë se njeh ekspertizën e Kearns për situatën në Kosovë.

Ai ka shpjeguar veprimet dhe qëndrimin e Britanisë së Madhe për situatën e tensionuar në Kosovë.