Mimoza Kusari nxjerr në rrenë Behgjet Pacollin. Ku janë letrat?

E publikuar: 09/05/2016 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-nënkryetarja e Aleancës Kosova e Re, Mimoza Kusari, ka përgënjeshtruar deklaratat e Behgjet Pacollit, i cili ka thënë se ka shpenzuar miliona për ta mbështetur atë.
Milionat që ia ka përmendur ish-shefi i saj në AKR, Pacolli, për Kusarin janë të pavërteta.
“Sa i përket milionave është më mirë t’i referohemi të dhënave pranë KQZ. Është obligim ligjor që secili financimin e fushatës ta prezantojë, nëse janë ato miliona atëherë le të dalin se ku janë letrat”, ka thënë Kusari për transmetuesin publik.
Ajo ka shtuar se rrugëtimi politik i saj me AKR’në është ndarë, për arsye se, siç ka thënë ajo, zgjidhjet në kuadër të subjektit nuk janë parë si ato që janë të nevojshme për vendin, transmeton Gazeta Express.

Kusari po ashtu ka folur për partinë e re që ajo po formon bashkë me deputetin Ilir Deda.
Alternativa e re, që do të marrë formë zytare brenda javësh, sipas Kusarit “është një alternativë e cila nuk do të prezantohet vetëm me premtime”.
“Është një formë e komunikimit ndryshe, e cila tregon se cilat janë obligimet tona të përbashkëta”, ka deklaruar Kusari.
Klientelizmi, sipas Kusarit, nuk do të ketë vend në alternativën e re.