Milani “shuplakë” Interit në derbi, e mund 3-0

31.01.2016 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Milani “shuplakë” Interit në derbi, e mund 3-0

Milani i shkaktoi një humbje shokuese Interit në derbin e Madoninës dhe tashmë e sheh më afër zonën eurooiane.

Kuqezitë i dhanë tri shuplaka formacionit zikaltër në një sfidë që mund të kishte marrë tjetër rrjedhë nëse Mauro Icardi nuk do të humbiste një 11 metërsh. Aleks në pjesën e parë dhe Bacca e Niang në fraksionin e dytë ishin autorët e golave për skuadrën e Mihajlovic, që i dha një mësim të mirë mësuesit të tij, Mancini. Përsa u përket formacioneve që zbritën në fushë, Mihajlovic konfirmoi rreshtimin e pastër 4-4-2 me dyshen sulmuese Bacca – Niang, ndërsa Mancini hodhi menjëherë në fushë brazialinin Eder, që së bashku me Perisic dhe Ljajic, ishin në mbështetje të të avancuarit Jovetic.

Derbi i 164-rt i Milanos nisi me intensitet të lartë, ndërsa shkëndijën e parë e dha Eder në minutën e 6-të, por goditja e tij me kokë me një veprim akrobatik ishte e gabuar. 2 minuta më pas Brozovic provoi nga një distancë e largët, por Donnarumma reagoi në dy kohë. “San Siro” shpërtheu në minutën e 35-të kur krosimi perfekt i Hondas, gjeti kokën e Aleks, që në dyluftim me Santon, nuk i dha asnjë shans sllovenit Handanovic.

Pjesa e dytë nis me një gabim të Donnarummas në largimin e topit, por 16-vjeçari kuqezi arrin të shmangë rrezikun që i kanosej nga Eder. Të kota pretendimet e zikaltërve për 11-metërsh. Mancini vendosi të ndryshonte diçka në fazën sulmuese, me Icardin që mori vendin e Jovetic. Ishte pikërisht sulmuesi argjentinas që fitoi një 11 metërsh në minutën e 69-të, pas ndërhyrjes së Aleks. Goditjen nga pika e bardhë e mori përsipër pikërisht Icardi, por gjuajtja e tij shënjestroi vetëm shtyllën.

Ligji i futbollit, nëse nuk shënon e pëson, u vërtetua pak çaste më pas, kur një harkim perfekt nga Niang, i kthyer në asist për Carlos Baccan, që i coi shifrat në 2-0. Interi kapitulloi në minutën e 76-të, kur Handanvonic nuk mund të bënte asgjë në tentativën e dytë të Niang. Në minutën e 81 Handanovic ndërhyri mrekullisht ndaj finalizimit të Bonaventurës, duke e shpëtuar Interin nga një humbje edhe më e thellë. Të shkatërruar psikologjikisht, zikaltërit e patën të pamundur për të reaguar në minutat e mbetura të lojës, aq sa Mihajlovic e nisi festën endë pa ardhur vërshëllima e trefishtë e gjyqtarit për përfunimit e sfidës./supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)