Milaim Zeka e nis luftën me Vetëvendosjen: Po e përdorni strategjinë e Millosheviqit

E publikuar: 14/08/2017 15:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e koalicionit PAN, Milaim Zeka, ka kritikuar gjuhën e përdorur gjatë seancës së sotme të Kuvendit nga deputeti i LVV-së, Frashër Krasniqi. Zeka në një postim në Facebook, i ka thënë zyrtarëve të LVV-së se po e përdorin strategjinë e Millosheviqit.

“Millosheviçi bente vetem monolog. Nuk pranonte te fliste me askënd. I mjaftonte përkrahja e popullit. I mjaftonte karta e patriotizmit, qe ne fund ia theu qafen”, ka shkruar Zeka.

Tutje ai ka thënë se është e ulët që dikush ta akuzojë Ramush Haradinaj se po i bie në gjunjë Listës Srpska. “A ka ultesi, poshtërsi, amoralitet, fodullek, e racizem me te madh se sa ta akuzosh Ramush Haradinajn se “na qenka gati t’i bjere ne gjunje listes serbe”, ka deklaruar ai.

Zeka është shprehur se VV sot ka pësuar një disfatë politike.

Ai u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike në vend që të marrin pjesë në takimin konsultativ që është paraparë të mbahet të mërkurën në orën 10:00.

Ky është postimi i plotë i Zekës:

Kreret e VV po e perdorin strategjine e Millosheviçit

Millosheviçi bente vetem monolog. Nuk pranonte te fliste me askend. I mjaftonte perkrahja e popullit. I mjaftonte karta e patriotizmit, qe ne fund ia theu qafen.
I mjaftonte te diskriminonte minoritetin shqiptar te Kosoves, ne menyre qe te vulosej si patriot, dhe si baba i kombit serb.

A ka ultesi, poshtersi, amoralitet, fodullek, e racizem me te madh se sa ta akuzosh Ramush Haradinajn se “na qenka gati t’i bjere ne gjunje listes serbe”!
Dhe keto akuza na vijne nga duda te papjekur te patriotizmit, te cilet nuk e kuptojne qe minoriteti serb ne Kosove, ashtu sikurse ai shqiptar ne Serbi, jane vlera, pasuri, qe duhet trajtuar, vleresuar e konsideruar si nje thesar i çmuar.

Te pakten kjo lista serbe, as nuk e kane demtuar, as nuk e kane shkaterruar pasurine e Kosoves, sikurse ai “patrioti” qe gervallej ne foltoren e Kosoves.
Lista serbe nuk ka mbjellur urrejtje ndaj policise te Kosoves, as nuk e ka perdhosur flamurin e Kosoves, e as nuk e kane shpallur kriminel djalin e Rugoves, apo dikend tjeter, sepse e dine qe ajo pune i takon vetem Gjykates.

VV e ka pesuar sot nje nokaut politik. U bind se shumica e deputeteve jane per zhbllokimin e Parlamentit. Loja e VV se “ne luajme me te tjeret si na do qefi”, nuk po shkon me.
Te merkuren duhet shkuar ne konsultat e thirrura nga Adem Mikullovci. Injorimi i ketij takimi, do te thote me shume bllokade, por qe sigurisht nuk do te mund te zgjase pafundesisht!