Mikel Arteta i Arsenalit shpallet trajneri i vitit në Premierligë

E publikuar: 28/05/2024 22:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka arritur ta fitojë çmimin e trajnerit më të mirë në Premierligë.

Këtë çmim, trajneri spanjoll e fitoi gjatë një ceremonie të mbajtur në Itali nga ‘GlobeSoccer’.

Arteta mori çmimin e tij nga ish-kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, këtë mbrëmje.

Spanjolli udhëhoqi këtë edicion Arsenalin në garë për titullin kampion deri në xhiron e fundit, por që në fund Manchester City arriti ta rrëmbej titullin e katërt rresht.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020