Mihajlovic: Lojtarët duhet të nderojnë fanellën e Milanit

20.03.2016 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mihajlovic: Lojtarët duhet të nderojnë fanellën e Milanit

Në shtëpinë e Lacios situata nuk është e thjeshtë, por edhe pse ekipi po kalon një periudhë të vështirë, nuk do të vijë në ‘San Siro’ për të humbur. Megjithatë, besoj se gjithçka do të varet nga ne”.

Këto kanë qenë fjalët e trajnerit të Milanit, Sinisha Mihajloviç, gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes që do të luhet në orën 20:45.

Sfida përballë formacionit të Piolit mund të jetë vendimtare për fatin e teknikut në drejtim të milanezëve, mirëpo Sinisha nuk u jep rëndësi zërave, teksa është i përqendruar vetëm te përballja me ish-ekipin e tij, që mund të jetë destinacioni i ardhshëm për trajnerin serb në fund të sezonit: “Me këto gjëra merreni ju gazetarët. Unë mendoj vetëm për Milanin, më pas do të shohim në fund të kampionatit. Zërat për shkarkimin nuk më shqetësojnë aspak”.

Në lidhje me pozicionimin e ekipit në kampionat, ai shprehet: “Vendi i shtatë nuk kënaq askënd. Në ndeshjet e fundit problemi ka qenë sulmi. Duhet që të 10 lojtarët që do të zbresin në fushë të mundohen ta shtyjnë topin në portën kundërshtare. Futbollistët e mi kanë 10 ndeshje në dispozicion për të nderuar fanellën”.

Bravo Kristian!

Gjatë konferencës për shtyp, trajneri i Milanit ka mbështetur fjalët e thëna nga portieri Abiati pas barazimit 0-0 në fushën e Kievos: “Ka bërë shumë mirë. Të gjithë duhet ta kuptojnë se duhet dhënë maksimumi dhe ndonjëherë është mirë t’i thuash gjërat para kamerave. Fjalët e Abiatit më kanë mbushur me krenari.

Donaruma?

Gjendja e tij do të vlerësohet në orët e ardhshme, nëse nuk ia del dot, në vendin e tij do aktivizohet Abiati, i cili gëzon një formë të mirë”. 46-vjeçari foli edhe për gjendjen e dy sulmuesve, Menez dhe Baloteli: “Kanë 10 ndeshje në dispozicion për të më bindur. Kam katër sulmues dhe nuk më intereson kush luan. Kur zbresin në fushë, duhet të bëjnë diferencën. Në ndeshjet e fundit nuk kanë treguar atë që të gjithë prisnim.

Luiz Adriano?

Ka 10 ditë që stërvitet me grupin dhe gradualisht po rifiton formën më të mirë”. Si spektator, Sinisha ka analizuar edhe ecurinë e ekipeve italiane në Europë:

“Nuk kam qenë kurrë pjesëmarrës në Europë dhe nuk di të them se kush bën diferencën. Juventusi bëri gjithçka shumë mirë, në 90 minuta meritoi që të kalonte në turin e radhës. Nuk mund t’i thuhet asgjë, ka bërë një ndeshje të madhe. Ekipet italiane janë më të përgatiturat taktikisht dhe për këtë arsye Seria A është kampionati më i vështirë.

Bakës i kam thënë qysh në fillim se kundërshtarët nuk të lënë dy metra qysh pasi stopon topin, ndërsa në Spanjë ka më shumë hapësira. Barcelona ka vuajtur gjithmonë kundër Milanit, pasi taktikisht jemi më të fortë në fushë”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)