Mihajlloviq: Kosova, temë e pashmangshme gjatë vizitës së kancelares Merkel

16.06.2015 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mihajlloviq: Kosova, temë e pashmangshme gjatë vizitës së kancelares Merkel

Më 23 qershor, në Bruksel takohen kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në Serbi, takimi i radhës i dy kryeministrave vlerësohet të jetë sfidues, meqë të tilla konsiderohen çështjet që do të diskutohen.

Drejtor i Zyrës për bashkëpunim me mediat në Qeverinë e Serbisë, Millivoje Mihajlloviq, në një intervistë për radio Dukagjinin pranoi se Asociacioni i komunave serbe aktualisht është më e rëndësishmja për Serbinë dhe serbët e Kosovës, por ai këtë trup nuk e sheh as si OJQ, e as një republikë të re serbe.

“Bashkësia e komunave serbe do të jetë trup që do të përfaqësoj, orientoj dhe zhvilloj interesat e bashkësisë serbe në Kosovë dhe Metohi. Këto kompetenca nuk mund të jenë minimale, inekzistente, por nuk mund të jenë as maksimale. Këto kompetenca mund të jenë të tilla, çfarë është trajtimi i bashkësisë serbe në Kosovë e Metohi”, tha ai.

Duke u ndalur te Parku i paqes mbi lumin Ibër, Mihajlloviq ka pranuar se lëvizja e lirë mbi këtë urë është e kufizuar dhe ka shtuar se parkun e sheh në funksion të pengimin të incidenteve, transmeton Telegrafi.

“Ky park i paqes në këtë kohë është në funksion të pengimit të incidenteve. Pres që edhe për të, të bisedohet në Bruksel dhe po që se ekziston vullneti i mirë, edhe ky problem mund të zgjidhet në mënyrën që i përgjigjet të dyja palëve, para së gjithash njerëzve që këtu jetojnë”.

Ai tha se Qeveria e Serbisë ka pasur qasje të hapur në këto bisedime që kanë për qëllim hapjen e rrugës së pajtimit. Raportet shqiptaro –serbe i konsideron ndër kyçet për stabilitetin rajonal, për që gjë është i interesuar i tërë Bashkimi Evropian. Nga suksesi i dialogut, varet rrugëtimi evropian i tërë rajonit, ka thënë Mihajlloviq.

Ai ka paralajmëruar edhe vizitën e kancelares Merkel në Serbi, sipas të gjitha gjasave muajin e ardhshëm, duke shtuar se Kosova do të jetë temë e pashmangshme e bisedimeve gjatë kësaj vizite.

“Kosova është temë e pashmangshme. Deri më tash gjithmonë është insistuar në vendosjen e dialogut serioz. Unë po e përsëris se edhe për Beogradin, edhe për Prishtinën, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare është më e rëndësishmja që problemet të zgjidhen në mënyrë efikase dhe që të vihet te zgjidhja e drejtë dhe e ndershme. Po qe se zgjidhja do të jetë gjysmake, apo në dëm të njërës apo palës tjetër, ne këtë problem do ta kemi sërish në të ardhmen. Duhet të ketë kompromis”, tha ai.

I pyetur rreth shënimit të 20 vjetorit të krimeve në Srebrenicë, Mihajlloviq ka thënë se ende nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm atje kryeministri serb Vuçiq, ndërsa qëndrimi i shtetit serb rreth Rezolutës për Srebenicën do të bëhet i ditur ditëve në vijim. /Indeksonline/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së