Miftaraj për Byronë e Kurtit: Harrojeni, pasuria nuk mund të konfiskohet siç po trumpetohet

E publikuar: 18/07/2022 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në emisionin “Pressing” të t7, ka folur për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai tha se lidhur me këtë çështje, Qeveria dhe të gjejë zgjidhje afatgjate, e jo ad hoc “për poena politikë”.

Miftaraj tha se duhet të harrohet që do të konfiskohet pasuria ashtu “siç po trumpetohet”.

“Problemi kryesor në sistemin e drejtësisë në Kosovë është KPK, rregulloje KPK-në. Gjyqtarët, gjykatat kanë probleme, por nuk janë në nivelin që është sistemi prokurorial. Nëse hyn në fuqi ky ligj, suksesi do të jetë 0 për qind, le ta harron dikush që ka me u konfisku pasuria qysh po trumpetohet, kështu që qeveria duhet të ketë zgjidhje afatgjate, jo ad hoc për poena politike, siç është byroja. Krejt resurset le t’i fokuson te vettingu, te KPK”, tha Miftaraj në “Pressing”.