Mexhit Devaja shpallet Ambasador i imazhit shqiptar në botë (Foto)

20.12.2015 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mexhit Devaja shpallet Ambasador i imazhit shqiptar në botë (Foto)

Forumi Imazh & Media organizoi të dielën në Tiranë, Festivalin e 13-të ndërkombëtar të imazhit shqiptar përmes së cilit vlerësohen personalitete të ndryshme, intelektualë e figura të kombit ndër vite për kontributin e madh që kanë dhënë.

Kryetari i Forumit Imazh dhe Media, Prof.Dr.Astrit Memia vuri theksin në faktin se forumi evidenton integrimin e elitarëve në politikë, diplomaci, art dhe kulturë.

Sipas tij, Forumi Imazh dhe Media i ka dedikuar në këtë edicion të 13-të një vëmendje të veçantë harmonisë fetare në të gjithë shqiptarinë. Pikërisht për harmoninë fetare si një vlerë e pa mohueshme e historisë së vendit tonë referuan Haxhi Dede Edmond Brahimaj Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Monsignor George Frendo, Haxhi Sylejman Rexhepi dhe At Nikolla Marku.
image
Po në këtë eveniment që është mbajtur në Akdeminë e Shkencave të Shqipërisë, Prof. Dr. Astrit Memia, ka pranuar një mirënjohje nga Kryetari i Komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri e të cilën ja ka dorëzuar Arbër R. Ismajli, shef i kabinetit të Kryetarit Gjilanas. Ismajli gjatë dorëzimit të kësaj mirënjohje, ka përgëzuar Z. Memia për arritjet por edhe për qëllimin fisnik të Forumit “Imazh Media” në vlerësimin e personaliteteve më meritore të kombit shqiptar.

Gjatë punimeve të forumit u ndanë edhe disa çmime. Me motivacionin imazhi shqiptar për harmoninë fetare iu akordua çmimi simbol, Arqipeshkvit të ndjerë, Imzot Rrok Mirdita, për kontributin e vyer në drejtim të dialogut ndërfetar. Ai ka qenë mjaft aktiv në nxitjen e vlerave më të mira të harmonisë mes besimeve të ndryshme dhe gjithmonë është përpjekur të forcojë marrëdhëniet e Kishës Katolike me të krishterët dhe me besimet e tjera duke qenë ndër të parët që shprehu dëshirën e formimit të Këshillit Ndërfetar Shqiptar.

Me motivacionin imazhi shqiptar për harmoninë fetare iu akordua çmimi Haxhi Dede Edmond Brahimaj – Baba Mondi, Kryegjyshi botëror i bektashinjve. Dede Edmond Brahimaj është një nga klerikët e hierarkisë së lartë Bektashiane që ka dhënë një kontribut të veçantë për ngritjen e struktures së bektashizmit në Shqipëri dhe në botë. Ai është vlerësuar si një klerik me një kontribut të ndjeshëm, veçanërisht në fushat e marrëdhënieve e bashkëjetesës ndërfetare dhe të harmonisë fetare dhe si promovues i vlerave të Shqipërisë si vend model në botë në këto fusha.

Një tjetër trofe me motivacionin imazhi shqiptar për harmoninë fetare shkon për Haxhi Sylejman Efendi Rexhepi. Sulejman Rexhepi është anëtarë i rregullt i Kuvendit të lartë për çështje islame me seli në Kajro. Anëtarë i rregullt i Kongresit botërorë Islam me seli ne Tripoli. Anëtarë i rregullt i Unionit Islamik për Evropë. Zëvendës i sekretarit gjeneral të Kuvendit të këshillit për Evropën Lindore me seli ne Stamboll. Anëtarë i Forumit të Shkencëtarëve Islam me seli në Rabat.

Përsëri vlerat e harmonisë ndërfetare vlerësohen në festivalin e 13 Imazhi Shqiptar. Me trofeun me motivacionin imazhi shqiptar për harmoninë fetare u nderua edhe At Nikolla Marku.
Trofeu i radhes iu dedikua sportit shqiptar. Ambasador i imazhit shqiptar në botë iu dha Mexhit Devajas. Devaja ishte Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe themelues i Federatës së Hendbollit të Shqipërisë. Devaja arriti që të ndërombëtarizoj sportin kosovar dhe njihet si ambasador dhe në kuadër të kësaj vlersimi i zDevaja vie falë punës së tij të madhe dhe sukseseve më të larta të lobimit në ndërkombëtarizim.
Çmimi imazhi shqiptar i luftëtarit të lirisë, post mortum shkoi për Agim Mehmetin, ish ministër i Mbrojetjes i Republikës së Kosovës.

Një tjetër trofe mjaft prestigjoz. Çmimi i luftëtarit të lirisë iu dha Brigades së 114 të UÇPMB-së.

Trofeu i imazhit shqiptar të studiuesit i jepet prof doctor Ahmet Osja. Trofeu i radhës ishte ai i imazhit për trashëgiminë kulturore shkoi për shoqatën Laberia, ndërsa trofeu imazhi shqiptar në administratën e pushtetit vendor shkon për zonjen Flora Jushi Perdoda. Trofeu i imazhit shqiptar në shëndetësi shkon për doktor Memo Boci. Imazhi shqiptar në poezi iu dha Rabie Bytycit, ndërsa imazhi shqiptar për të riun në art i jepet violinistes së talentuar Elsa Spahiu.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Morena Taraku-Milaim Zekës: A je more normal? Kuku çfare njeri qenke? (FOTO)

Morena Taraku-Milaim Zekës: A je more normal? Kuku çfare njeri qenke? (FOTO)

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës