Meta thotë se ka arritur ta bindë opozitën që të ulet për dialog

06.12.2015 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Meta thotë se ka arritur ta bindë opozitën që të ulet për dialog

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta vlerëson se ka arritur t’i bindë liderët e partive opozitare që të ulen në tryezë dhe të dialogojnë me përfaqësuesit e Kuvendit dhe të Qeverisë për gjetjen e një zgjidhjeje për dalje nga kriza politike.

Gjatë qëndrimit të tij prej 24 orëve në Prishtinë, kryeparlamentari shqiptar, i shoqëruar nga ambasadori Qemajl Minxhozi, takoi kreun e Kuvendit Kadri Veseli, tre liderët e subjekteve politike opozitare, si dhe presidenten e Kosovës. Atifete Jahjaga.

Pas përfundimit të takimeve, Meta tha në një intervistë për Top Channel se është i kënaqur që palët janë pajtuar që të rivendosin dialogun, të cilin sipas Metës është vendosur ta ndërmjetësojë presidentja Atifete Jahjaga.

“Përmes presidentes Jahjaga, ky proces do të lehtësohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të prodhojë rezultate të qëndrueshme dhe të pranueshme nga të gjithë”, tha ai.

Meta theksoi se dialogu mes palëve do të nisë shumë shpejt dhe ai pret marrëveshje parimore në kuadër të Kushtetutës së Kosovës.

“Mund të them se shoh një disponim pozitiv të të gjithë faktorëve për të ecur drejt rivendosjes së një dialogu të qëndrueshëm, demokratik dhe gjithëpërfshirës, i cili do të ndihmojë për të kapërcyer mosmarrëveshjet aktuale në një rrugë sa më parimore, kushtetuese dhe institucionale”, u shpreh kreu i Kuvendit të Shqipërisë.

Vullnetin e saj për të rivendosur dialogun mes liderëve të partive politike e ka konfirmuar edhe vetë presidentja Atifete Jahjaga në takim me kryeparlamentarin shqiptar, raporton tch.

Përmes një komunikate për media, Jahjaga ka konfirmuar angazhimin e saj për të krijuar kushtet për dialog politik mes koalicionit qeverisës dhe subjekteve politike opozitare.

Ndërsa gjatë ditës edhe lideri i Nismës për Kosovën, pas takimit me kryeparlamentarin Meta ka konfirmuar gatishmërinë e gjetjes së një zgjidhje përmes dialogut.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës