Messi pritet të prezantohet si lojtar i PSG-së të martën tek kulla “Eiffel”

E publikuar: 07/08/2021 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lionel Messi është gjithnjë e më afër transferimit tek Paris Saint Germain.

Sipas “Deportes Cuatro”, informacionet nga burimet franceze të PSG-së tregojnë që klubi ka vendosur që Lionel Messi të prezantohet si lojtar i “parisienëve” të martën dhe prezantimi do të bëhet në kullën “Eiffel”.

Presidenti, Nasser Al-Khelaifi, Drejtori sporti, Leonardo dhe Drejtori ekzekutiv, Jean-Claude Blanc janë të bindur për planin që Messi të preznatohet tek kulla “Eiffel”.

Shumë lajme nga Franca dhe Spanja kanë konfirmuar negociatat në vazhdim. “Foot Mercato” ka shkruar se Neymar do të ishte i gatshëm t’ia jepte numrin 10 Messit.

Messi pritet të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare, me një opsion për një tjetër që kap vlerën rreth 40 milionë euro në vit.