Rasti i shpërthimit të zjarrit në këtë objekt kërkon hetim të menjëhershëm dhe të hollësishëm nga organet e hetuesisë.
Objektet e mbrojtura të trashëgimisë kulturore brenda Qendrës Historike të Prizrenit vazhdojnë që të shkatërrohen, ndërkohë që institucionet përgjegjëse ende nuk kanë gjetur forma të përshtatshme për ruajtjen e tyre.
Të martën, një ndërtesë, që është aset i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme të MKRS-së, si pjesë e Kompleksit të Kishës Katolike, Zonja Ndihmëtare, është përfshirë nga zjarri në rrethana ende të pasqaruara nga organet e emergjencave dhe të sigurisë. Objekti kohë më parë, nga pushteti lokal i Prizrenit i është dhënë në shfrytëzim Kishës Katolike të Kosovës.
Rasti i shpërthimit të zjarrit në këtë objekt kërkon hetim të menjëhershëm dhe të hollësishëm nga organet e hetuesisë.
Rasti i fundit dëshmon se, konstaton kumtesa, se neglizhenca institucionale ka prodhuar edhe një dështim tjetër në ruajtjen e objekteve të mbrojtura brenda Qendrës Historike të Prizrenit.
Kumtesa konfirmon se “EC Ma Ndryshe” në korrik të vitit 2013 ka nisur zbatimin e projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”, përkrahur financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)./ KultPlus