Merkatoja në futboll, ja disa protagonistë për janarin

03.01.2016 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Merkatoja në futboll, ja disa protagonistë për janarin

Arsenal është gati të bëjë shpenzime marramendëse për të sjellë në “Emirates Stadium”, Pierre Emerick Aubameyang. Sipas asaj që publikohet te tabloidi britanik, “The Sun”, klubi londinez është gati të ofrojë 57 milionë euro për të siguruar shërbimin e sulmuesit të Borusias së Dortmundit, kontrata e të cilit me klubin gjerman përfundon në qershor të vitit 2020.

Mario Balotelli mund të kthehet te Liverpool-i. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja italiane “La Gazzetta Dello Sport”, sipas së cilës, agjenti i futbollistit, Mino Raiola po kërkon të bindë trajnerin e “The Reds” për të marrë sërish në “Anfield” sulmuesin italian që është dhënë në formë huazimi te Milan. Do të jetë pikërisht trajneri gjerman ai që do të vendosë nëse do ta kthejë Balotelli-n te Liverpool-i apo jo, por gjithçka do të varet nga vetë sulmuesi, i cili do të duhet të tregojë se e meriton këtë shans në fushën e lojës, shkruan TopChannel.

Marc Andre Ter Stegen vihet në orbitën e klubeve britanike e më konkretisht në atë të Liverpool. Portieri gjerman së fundmi ka shfaqur pakënaqësi për aktivizimin e pakët te Barcelona dhe nuk e përjashton largimin nga kampionët e Spanjës. Sipas asaj që publikohet te “Mirror”, Liverpool është gati të ofrojë 14 milionë euro për Ter Stegen, por klubi katalanas kërkon dyfishin e shumës së ofruar nga “The Reds”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)