Ne ambientet e Bibliotekes Kombetare ‘Pjeter Bogdani’ ne Prishtine u promovua libri ‘Shpirt i trazuar’ i krijuesit Mergim Osmani ,nje krijues I ri e me shume vlera nga Randobrava e Prizrenit, me vendbanim ne Vjene.
Ne nje ambient mes miqesh, folen kryeredaktorja e librit Brunilda Pervathi, recensentet Ernest Luma, Majlinda Nana-Rama dhe Monika Stafa.
Sipas kryeredaktores se librit Brunilda Pervathi poezia e Mergim Osmanit deperton tek lexuesi natyrshem, thjeshte e embel, e drejperdrejte. Ne kete liber gjen dhe vargje e figura te ndritura te luftes se Kosoves. Po ashtu rrefehet per jeten e tij, dashurine, mallengjimin e raste tragjike…
Recenzenti Ernest Luma, e ka konceptuar botën e motiveve të autorit Mërgim Osmani,në librin e tij poetik “Shpirt i trazuar’ ne tri dimensione. Dimensioni i parë është Atdheu apo Vendlindja, i dyti Historia me personazhet dhengjarjet dhe dimensioni i tretë, që është vetë Autori apo bota e tij.Atdheu, toka shqiptare dhe Vendlindja, Randobrava, shënojnë dimensionin e parë,të vërejtshëm në këtë libër. Autori është i lidhur ngushtë me të dyja. Mbase, dukeqenë në mërgim, ai ka një emocion dukshëm më të përshkallëzuar për gjithcka qëka të bëjë me Atdheun, me Vendlindjen. I mungojnë ngjarjet e mëdha, në të cilatsi i mërguar, padrejtësisht ka qenë i “anatemuar”. I mungojnë toponimet, njerëzit,që nga fëmijëria, rrugët, rrugicat, i mungojnë vreshtat me rrush të zi tëRandobravës, në të cilën është lindur dhe është rrëzuar e ngritur me mijëra here ai.
Per liriken e Mergimit foli edhe Monika Stafa nga Tirana:
Mergim Osmani eshte nje njohes i mire i poezise si gjini. Ndikimi i temes se atdheut si cdo i merguar larg truallit te vendlindjes në poezinë e tij lirike është e qensishme, por na vjen i tejdukshëm, i plazmuar me finesë, në frymë.
Natyra nuk është vetëm skena ku zhvillohen e këndohen motivet e dashurisë, po dhe elementet figurative me të cilat autori operon si hëna, yjet, deti, lumi, drurët, hijet, era, stuhitë. Ai i shpirtëzon këto dhe në vorbullën e ndjenjave i percepton si një amalgamë në lëvizje të ndezur nga pasioni.
Gjithashtu per librin foli edhe krijuesja e njohur nga Fieri, Majinda Nana-Rama.
Ndersa Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta Etnike i dhuroi nje mirenjoheje Mergimit,per punen e tij te palodhshme ne krijimtari dhe organizime te ndryshme ne vendqendrimin e tij ne Viene.
Ne fund nga nje ambient i bukur e me njerez te respektuar, i emocionuar foli autori I librit Mergim Osmani, duke falenderuar te gjithe ata qe e ndihmuan dhe e perkrahen per realizimin e ketij promovimi.