Mentor Haziri sjell ‘cover’-in e këngës së famshme “Aramam” të Ibrahim Tatlises

E publikuar: 24/08/2022 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtari i njohur shqiptar, Mentor Haziri, ka publikuar së fundmi një ‘cover’ të një prej këngëve më të famshme turke.

Bëhet fjalë për “Aramam” të hit-këngëtarit të famshëm turk, Ibrahim Tatlises.

Ai e ka publikuar këtë version të këngës në kanalin e tij zyrtar në YouTube, ku deri më tani ka marrë komente kryesisht nga publiku.

“Po e publikojmë ‘cover’-in tonë të ‘Aramam’ për nder të këngëtarit të madh Ibrahim Tatlises. Performanca e tij e kësaj kënge ka frymëzuar këngëtarët në mbarë botën dhe na ka inkurajuar të gjejmë zërin tonë”, ka shkruar mes të tjerash këngëtari nga Ferizaj në përshkrimin e këngës në YouTube.

Masteringu i këngës është realizuar nga Dave McCune në “Ventry Studios’, në Dublin të Irlandës.

Ndërkohë, ana vizuale i është besuar produksionit Time Pictures. /Telegrafi/