Menez “show”, Milan mund Cagliarin 3-1

22.03.2015 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Menez “show”, Milan mund Cagliarin 3-1

Menez dhe Mexes ishin lojtarët që i dhanë fitoren 3-1 Milanit, përballë një Cagliari që gjithsesi nuk u shfaq i vogël në “San Siro”.

Ndeshja e Milanit me Cagliarin ishte ajo e “game over” mes kuqezinjve dhe tifozerisë, por në fushë loja për Europën nuk ka përfunduar ende, ndoshta sepse ndaj sardëve Inzaghi gjeti pikërisht atë  “monedhë” për të cilën bënte thirrje tifozeria me parrullat e saj, për të mbajtur në garë skuadrën e tij. Menez dhe Mexes ishin lojtarët që i dhanë fitoren 3-1 Milanit, përballë një Cagliari që gjithsesi nuk u shfaq i vogël në “San Siro” sa i përket lojës. Mos prania e tifozerisë “Ultras” nuk e ndali ekipin kuqezi, që gjeti frymëzim te një gol i Menezit në minutën e 22-të.

Ky finalizim ishte i mjaftueshëm për epërsinë deri në fillimin e pjesës së dytë kur Farias me një gjest të lartë teknik befasoi mbrojtjen vendase dhe Diego Lopezin. Gjithsesi gëzimi i miqve nuk zgjati shumë pasi 2 minuta më pas Mexes riktheu përpara të zotët e shtëpisë.

Për të vulosur fitoren mendoi sërish Menez, i ndihmuar dhe nga gjyqtari që akordoi një 11-metërsh për faull jashtë zone ndaj Cercit, të cilin sulmuesi francez e shndërroi në gol. 3-1 ishte rezultati përfundimtar në “San Siro”, falë tre golave francezë, që jo vetëm nuk lejojnë që ky të jetë “The End” për Milanin por gjithashtu mund të shërbejnë dhe si një revolucion për sezonin kuqezi dhe Inzaghin.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit