Menaxhimi i pandemisë – miratohet në Qeveri strategjia për parandalim dhe kontroll

E publikuar: 23/12/2021 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mbledhjen e radhës së Qeverisë është miratuar strategjia shtetërore për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e pandemisë.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se kjo strategji është e përcaktuar me Ligjin për luftimin e pandemisë dhe ka për qëllim parandalimin e Covid-19 dhe masat për mbrojte nga pandemia.