Mehaj takon bashkatdhetarët në Gjermani

E publikuar: 27/04/2022 00:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me bashkatdhetarët në Karlsdorf-Neuthard- Gjermani.

Ai tha se me ta ka diskutuar për proceset që po kalon Ministria e Mbrojtjes duke thënë se “Ushtrinë e Kosovës do ta forcojmë së bashku”.

“Kontributi i mërgatës tonë në çlirimin e vendit, ka qenë i çmueshëm e i pazëvendësueshëm. Askush më mirë se ta nuk e di se si duhet të ndërtohet ushtria, cilat janë nevojat e saj dhe sa e kushtueshme është. Prandaj edhe mbështetja nuk ka munguar asnjëherë”.

“Diskutuam së bashku për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe ushtria e Republikës së Kosovës. I informova për të arriturat, sfidat dhe mundësitë që kemi. Mërgata e ka dëshmuar e po dëshmon që janë mbështetësit kryesor të Fondit të Sigurisë, nuk ka kush që i ndalë, nuk ka kush që i dezinformon e që vë në dyshim vullnetin e tyre”, ka shkruar Mehaj në Facebook./InfoSot/