Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

E publikuar: 15/06/2022 21:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur e shihni, fillimisht mendoni se po investon shumë para për dukjen e saj fizike, por dukesha e bukur ka një recetë të thjeshtë për të mbajtur një figurë të hollë

Për një figurë ideale, ajo praktikon joga dhe ha gjithmonë të njëjtën gjë. Megjithatë, ajo shpesh e qerasë veten me një gotë verë dhe patate të skuqura të preferuara, transmeton Telegrafi.

Atëherë si arrin të mbajë të njëjtën peshë?

Sigurisht, Megan Markle praktikon një mënyrë jetese të shëndetshme, stërvit, praktikon joga, por dieta e saj ende e ndihmon më së shumti për të mbajtur një figurë të hollë.

Rregulli i saj është që menjëherë pas zgjimit të pijë një gotë ujë të ngrohtë me limon. Ndihmon trupin të zgjohet dhe të rimbushet. Ky ritual standard kryhet çdo ditë nga shumë personazhe të famshme të Hollywoodit.

Megan nuk e neglizhon kurrë mëngjesin. Për drekë ha sallatë dhe pak proteina, mish, peshk, ushqime të pjekura në skarë pa vaj, kurse për darkë makarona ose biftek me salcë kungulleshe me pak kalori.

Përndryshe, Megan thotë se i pëlqen të gatuajë dhe se ka një recetë të veçantë për darkën e saj të zakonshme: Kungullin e njomë e prenë në kubikë të imët dhe e ngrohur në një tigan, pa vaj. Kur kungulli i njomë të jetë skuqur dhe i butë, e ndez blenderin dhe do të përftojë një salcë që është mirë për t’u kombinuar me të gjitha produktet ose për t’u ngrënë individualisht si pjatë më vete.

Menyja ditore:

Mëngjesi: Bollgur me banane dhe mjaltë ose shurup panje ose puding me fara chia

Dreka: Sallatë me perime dhe një copë peshk (mish) ose fasule

Meshujta: Një mollë jeshile, bajame ose perime dhe fruta

Darka: Makarona me kungull i njomë dhe parmixhan dhe një gotë verë e kuqe

Frigoriferi i saj përmban gjithmonë humus, karota, drithëra, qumësht bajame dhe pulë. Megjithatë, kur i vijnë miqtë e saj, ajo shijon patate të skuqura në sasi të pakufizuar dhe ushqim deti, si dhe pi edhe një ‘shake’. Është e rrallë, por gjithsesi ndodh.