Media serbe: Në Merdar, te “kufiri zyrtar”

E publikuar: 20/06/2017 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këto ditë, në kufirin Kosovë-Serbi, në Merdar, autoritetet e Kosovës me të madhe po bëjnë punime në parcelat afër punktit policor për të cilin thuhet se do të jetë kalim kufitar. Vendësit e Merdarit i kanë thënë gazetës “Vecernje novosti” të Beogradit se ai nuk do të jetë “kufiri zyrtar”, transmeton Koha.net.

“Gjithmonë, e edhe në kohën e turqve, këtu ka qenë kufiri simbolik ndërmjet Serbisë e Kosovës porse ai kurrë nuk do të jetë “i vërteti” dhe as pengesë ndërmjet nesh e Kosmetit”, thonë për këtë gazetë banorë të fshatit që rrinë para shitores pranë së cilës e kanë ngritur me harmoni kishën, shton më tej vn.

“Ashtu si dhe pas 18 vjetësh nga bombardimet e NATO-s, në fshat ka gjithnjë e më pak njerëz e edhe në shkollë gjithnjë e më pak nxënës. Janë shtatë sish dhe këta na japin pak shpresë se ky vend yni nuk do të shuhet pasi që fshati që s’ka shkollë, s’ka as jetë, s’ka as të ardhme”.

Kështu flet Çaslav Miloshevqi, përfaqësues shumëvjeçar i Merdarit, dikur vend i banuar dhe i rëndësishëm ndërmjet komunës kosovare Podujevë dhe asaj serbe Kurshumli “të cilës dhe i takon”. Sepse, thotë gazeta, qetësinë e fshatit i cili para 20 vjetësh vlonte nga qindra vendës, e që tani s’i ka as 50 veta, tani e prish vetëm zhurma e veturave e magjistrales Nish-Prishtinë që e ndan në dysh fshatin.

“Mësimi në shkollën e vogël të këtij fshati fillon në orën dhjetë, pasi pritet arritja e mësuesve dhe e nxënësve të paktë të cilët në shkollë shkojnë me autobus ose me vetura, por edhe këmbë”, ankohet gazeta e cila përfundon se “në Merdar dhe në fshatrat përreth jetojnë kryesisht të moshuarit”.