
Monologu: “Më pëlqen t’i vras homoseksualët” rrëfehet nga protagonisti i romanit ‘Psycho” të autorit Ilir Muharremit. Kryepersonazhi nuk është homoseksual, por shtiret si homo me qëllim t’i tërheq në banesën e tij, e pastaj t’i dhunoj e t’i vret ngadalë, ashtu në formë më barbare siç vepron edhe me personazhet e tjerë në vepër. “Gjuetia më e lehtë është ndaj homoseksualëve”, kështu i rrëfen një personi të cilin protagonisti e bind që edhe ai kinse është homo. Vrasjen këtu e bënë me pahir sepse vet protagonisti dëshiron të vetëvritet në prani të personazhit-homoseksual. Ai përpiqet t’ja shmang revolen dhe revolja shkrepë drejt në trupin e personazhit tjetër. Protagonisti thellë në ndërgjegjen e tij tenton ta paraqes se ai nuk dëshiron t’i vret, por krejt ndodh me pahir. Pasi që e vret, ai e pret në copëza të vogla dhe trupin e viktimës e fut në frigorifer aty ku edhe i ka vendos viktimat e tjera. Po i shkëputim disa nga fragmentet e kësaj pjese:
“ Arritëm te shtëpia ime, ja streha që e pëlqej ende zotëri. Mund të vini të rrimë bashkë, mos keni frikë jam homoseksual. Hymë bashkë….
Gabojmë kur mendojmë se nëse vetëvritemi e mërzisim gruan, femrën ose familjen. Në fakt ne i lirojmë ata. Kështu më mirë mos ta vras veten zotëri. Pas vdekjes e dini se çfarë thonë: E ka vrarë veten i gjori nuk duroi ose ishte shumë i ligë… Shumë të poshtër janë njerëzit zotëri. Gjithmonë këto krijesa të tepërta, njerëzit kujtojnë se i vetëvrari ia mori jetën vetes për ndonjë arsye. I vetëvrari mund ta vras veten për shumë arsye…
Ta nxjerrë thikën, ta ngul thellë në zemrën time. O jo e dua jetën zotëri. Shumë dobësi është kjo. Në këtë jetë duhet të vdesim dhe të vuajmë, unë e pranoj zhgënjimin dhe humbjen si pjesë normale të jetës zotëri. Do thyem krejt sepse vazhdoj të jetoj në këtë botë të egër. Çdo gjë të keqe mbanë kjo botë dhe prapë e dua. Analizojeni pas krejt fjalëve që ju thash, ç’mendoni për mua? I zhgënjyer jam, por jo, jam i dëshpëruar me të tjerët. Ndoshta edhe për fajin tim. Po kush e pranon fajin zotëri? Krimineli gjithmonë thirret në pafajësinë e tij. Të metat e mia i dini ju, por unë shpesh i harroj zotëri. Të tjerët vazhdojnë të më gjykojnë. Kjo gjithkënd do ta shqetësojë. Në jetë është mirë të rrëshqasësh, gjithmonë tërthorazi, gjithmonë duke ikur nga gjykimi. Të ndëshkohesh dhe të ikësh nga kjo është e kotë…..
Nuk do të vras, do vras veten time, kam dëshirë dikush të jetë dëshmitar i vetëvrasjes, përtoj t’i shkruaj letrat, ose të incizoj në telefon monologun e dhimbjes pak çaste para vetëvrasjes. Ma lësho dorën, dua ta fut revolen në gojë, ose jo më mirë në kokë të më flakën trutë komplet, të mos ndjej më asgjë, ta harroj ferrin e kësaj bote sepse vetëm atë e njoha në këtë botë. Më lësho mik, erdhi çasti im i fundit, mos më merr më të mirë se jam përgatitur edhe për këto rrethana qetësimi. Kam vendosur ta vras veten, lëshomë. Uhhhh!. Shkrepa gabimisht, të plagosa ty mik pa dashje, shtrihu këtu, kjo revole ka shurdhues, askush nuk na ka dëgjuar. I shpëtova edhe njëherë vetëvrasjes, por u bë kurban njeriu i pestë për këtë…
Më herët viktimën e parë dhe të dytën i mashtrova ngaqë u shtira si homoseksual. Pasi u njoha në internet me viktimën e parë, dolëm në kafe, lozja mirë rolin e homoseksualit, por më parë e vërejta se viktima ishte homoseksual, dhe homot nuk ekspozohen në qytetin tonë. E binda dhe e drejtova në shtëpinë time. Doja kinse të vrisja veten në prani të tij dhe kinse me pahir revolja shkrepi në gjoksin e tij…”