Me Excel për iPhone mund të importoni databaza me kamerën e telefonit

E publikuar: 31/05/2019 02:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft do të përditësojë Excel për iPhone duke shtuar një opsion për importimin e databazave dhe tabletave në aplikacion duke përdorur kamerën e telefonit.

Funksioni debutoi në Android në muajin Mars dhe përdoruesit e Excel kishin mundësinë të shkrepnin një foto të një letre të printuar me të dhëna dhe ta konvertonin plotësisht në një tabelë në aplikacion pa qenë nevoja ti shkruajnë informacionet një nga një.

Ju mund të importoni një informacion të tillë me Excel për iPhone dhe më pas ti editoni edhe nga Excel në Windows apo Mac.

Microsoft thotë se përdor inteligjencën artificiale për të sjellë këtë opsion në Excel dhe teknologjinë e njohjes optike të karaktereve.

Kjo teknologji automatikisht njeh databazat dhe të dhënat financiare. Është një prej funksioneve më impresionuese prezent në aplikacionet mobile të Excel. Ai mund të aksesohet nga Excel duke shkarkuar në App Store dhe Google Play Store. /PCWorld Albanian