Mbyllet seanca – vazhdon të enjten

15.12.2015 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mbyllet seanca – vazhdon të enjten

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet për ditën e sotme, ndërsa, sipas kryetarit Kadri Veseli, seanca do të vazhdojë të enjten.
Kuvendi i Kosovës sërish është përballur me një seancë nën tensione të përcjellë me hedhjen e gazit lotsjellës nga opozita, praninë e sigurimit në sallë, sipas vendimit të kryesisë dhe pauzave të shpeshta.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, seanca është mbajtur sërish në sallën alternative dhe me vendimin e kryesisë së Kuvendit për suspendimin e numrit më të madh të deputetëve opozitar.

Këto zhvillime dramatike janë përcjellë, gjatë orëve të pasdites edhe me protestat e aktivistëve të partive opozitare përreth ndërtesës së Kuvendit dhe qendrës së Prishtinës.

Ende pa filluar mirë punimet e Kuvendit, deputeti Glauk Konjufca nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë hedhur gazin lotsjellës më çka u pamundësua rrjedha normale e seancës.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili kërkoi pauzë dhe mbledhje të kryesisë.

Këto veprime opozita po i ndërmerr për më gjatë se 2 muaj, në kundërshtim të marrëveshjes që Qeveria e Kosovës kishte arritur me atë të Serbisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjes më Malin e Zi për demarkacionin.

Veprimet e opozitës, janë arsyetuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, sipas të cilit, Qeverisë së Kosovës edhe njëherë i është dërguar një mesazh i qartë.

“Kjo është me qëllim që të ushtrohet edhe më shumë trysni në Qeverinë e Kosovës që ta kuptoj se marrëveshjet e 25 gushtit për “Zajednicën” (Asociacionin) dhe demarkacionin me Malin e Zi janë të pakalueshme në Kosovë dhe që opozita është e vendosur që t’i përdorë të gjitha metodat që këto dy marrëveshje të cilat e dëmtojnë shtetësinë e Kosovës të mos mund të zbatohen në Republikën tonë”, ka thënë Konujfca.

Por të hënën, opozita për herë të parë ka hedhur gaz lotsjellës edhe në sallën ku mbahen mbledhjet e kryesisë së Kuvendit.

Këtë veprim, e ndërmori nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti.

Si kundër-reagim, kryesia vendosi që mbledhja të mbahet në sallën alternative me masën e suspendimit për shumicën e deputetëve opozitar, përjashtuar gjashtë prej tyre.

Seanca ka vazhduar pa opozitën e cila nuk është lejuar të futet në sallë nga ana e sigurimit.

Nga ai moment, një grup i aktivistëve të partive opozitare ka hedhur gurë dhe ngjyrë në drejtim të ndërtesës së Kuvendit, ku janë ballafaquar me njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Kurse ndër pikat kryesore të kësaj seance ishte miratimi i Buxhetit për vitin 2016, i cili kaloi me 78 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërsa po shqyrtoheshin pikat në rendin e ditës, në sallën alternative janë shfaqur edhe disa deputetë opozitar që nuk ishin suspenduar.

Deputetja Besa Baftiu nga radhët e Vetëvendosjes, ka hedhur gaz lotsjellës edhe në këtë sallë.

Ky akt shkaktoi rrëmujë dhe Kuvendi shkoi në pauzën e radhës, pas së cilës, Kryesia suspendoi edhe pjesën e mbetur të opozitës.

Pas pauzës së radhës, në orët e mbrëmjes Kuvendi i rifilloi punimet sërish në sallën alternative. Aty, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi kërkoi që të miratohet edhe një deklaratë me të cilën do të dënohej uzurpimi i sallës së Kuvendit nga deputetët opozitar.

Duke i cilësuar veprimet e opozitës si të papranueshme, Thaçi ka thënë se dialogu është zgjidhja e vetme për të gjitha çështjet, të cilat i konteston opozita.

Me zhvillimet e ditës së hënë në Kuvend, është shprehur i zhgënjyer edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delaëie.

“Dua t’i rikujtojë të gjithë se shefi im, sekretari i shtetit, John Kerry ishte këtu para rreth dy javësh dhe se ai inkurajoi që të mos ketë dhunë në Kuvend dhe unë jam mjaftë i zhgënjyer që njerëzit nuk po e dëgjojnë thirrjen e tij”, ka thënë Delaëie.

Po ashtu, ambasadori amerikan ka shprehur shqetësimin e tij edhe me faktin se dy ligjvënës nga opozita,

Fisnik Ismaili e Faton Topalli nga Vetëvendosje, ndaj të cilëve është në fuqi masa e arrestit shtëpiak, ishin të pranishëm në Kuvend, duke mos përfillur vendimet e gjyqësorit.

Për shkak të veprimeve të ngjashme, të hedhjes së gazit lotsjellës, deri të hënën kanë qenë tetë deputetë opozitar ndaj të cilëve po shqiptohen masa ndëshkuese, përfshirë edhe mbajtjen në paraburgim apo arrestin shtëpiak, transmeton express.

Ndërkaq të hënën, atyre u janë shtuar edhe deputetet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj e Teuta Haxhija si dhe të njëjtat masa priten edhe ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës