Mbi një mijë veta humbën shansin të bëhen policë (Video)

E publikuar: 03/10/2016 21:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

21shtatori i vitit të kaluar ishte dita e fundit kur në qendrën e Vushtrrisë u pranuan kadetët e fundit në Policinë e Kosovës. Që nga ajo datë, u bënë më shumë se një vit kur në vend nuk është pranuar asnjë kadet i ri në këtë institucion të sigurisë.

E, aplikantët që kishin kaluar testin e pranueshmërisë për t’u bërë policë të ardhshëm, e që janë jo më pak se 1200 kanë mbetur pa i veshur uniformat, pasi koha kur do të mund të bënin këtë gjë, ka  skaduar me 1 tetor. Ata kanë qenë në listë të pritjes tash e dy vjet.

Por, Zafir Berisha, anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë se politika ka futur duart edhe në Polici gjë që po ndikon edhe në besueshmërinë ndaj këtij institucioni.

Ndiqeni kronikën në video: