Mbahet Provimi i Maturës 2017

E publikuar: 24/06/2017 08:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nën organizimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, mbahet Provimi i Maturës 2017 afati i qershorit, pjesa e dytë.

Provimit pritet t’i nënshtrohen rreth 25 mijë maturantë sa ka këtë vit Kosova.

Komisioni Qendror i Maturës njofton se, provimi do të mbahet në 200 qendra testimi në gjithë vendin, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij procesi janë të angazhuar rreth 2100 administrues dhe rreth 600 komisionerë.